Izraeli pretendon se ka goditur disa shënjestra ushtarake në Siri, pas lansimit të një sulmi me raketa gjatë natës, raporton BBC.
Artileria e Izraelit dhe dronët u përdorën për të goditur një kompleks ushtarak të Sirisë dhe lansues të raketave, pasi gjashtë raketa ishin hedhur nga Siria në drejtim të Lartësive Golan.
Zyrtarët izraelitë kanë thënë se tri raketa u futën në territor të Izraelit. Dy kanë rënë në tokë dhe një ishte shkatërruar në lartësi.
Zyrtarët e mbrojtjes së Sirisë kanë thënë se kanë arritur të shkatërrojnë me sukses disa raketa. Nuk është raportuar për viktima, por vetëm për dëme materiale.