Ushtria e Izraelit ka thënë se ka goditur shumicën e rezervave të armëve strategjike në Siri, teksa ka pretenduar se në dy ditët e fundit ka kryer rreth 480 sulme atje.
Forca Ajrore izraelite ka kryer rreth 350 sulme me avionë që kanë pasur cak raketa, dronë, avionë luftarakë, tanke, zona të prodhimit të armëve e të tjera në Damask, Homs, Tartus, Latakia dhe Palmyra, kanë thënë të martën Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.
Po ashtu, ka kryer 130 sulme ajrore të tjera gjatë operacioneve tokësore në depot e armëve, strukturat ushtarake e të tjera.
Ushtria ka shtuar se janë goditur edhe dy objekte detare siriane ku ishin ankoruar 15 anije, raportoi CNN.
Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, ka theksuar se Izraeli ka shkatërruar flotën detare të Sirisë.
-
Izraeli konfirmon kryerjen e sulmeve ndaj flotës detare të Sirisë
-
Izraeli kryen sulme të reja ajrore në Siri
-
Izraeli thotë se ka kryer qindra sulme në Liban
-
Izraeli thotë se ka ende mijëra shënjestra për të goditur në Iran
-
Sulmet në Lindjen e Mesme vazhdojnë, SHBA-ja thotë se ka goditur mbi 2,000 objektiva në Iran