Izrael ka thënë se ka kryer qindra sulme ajrore në Libanin jugor, duke thënë se avionët e tij luftarakë kanë goditur më shumë se 100 raketahedhës të grupit Hezbollah, duke përfshirë edhe një vend të ruajtjes së armëve.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë thënë se raketahedhësit ishin të gatshëm të hidheshin kundër Izraelit.
Nuk është bërë e ditur nëse si pasojë e këtyre sulmeve janë shkaktuar viktima.
Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit ka raportuar se Izraeli ka kryer të paktën 52 sulme në jug të vendit të enjten mbrëma. Ndërkohë Hezbollahu ka njoftuar gjithashtu se kishte nisur sulme në caqet ushtarake në Izraelin e veriut.
Sulmet ajrore izraelite, të cilat zgjatën më shumë se dy orë, ishin disa nga më intensivet e konfliktit të fundit, raporton BBC.
-
Izraeli thotë se ka goditur 120 shënjestra në Liban brenda një ore
-
Izraeli dhe Hezbollahu vazhdojnë sulmet pavarësisht armëpushimit
-
Disa të vrarë në Liban pas intensifikimit të sulmeve izraelite
-
Hezbollahu akuzon Izraelin se shkeli armëpushimin mbi 200 herë
-
Hezbollahu lëshon raketat e para në Izrael që nga armëpushimi