Grupi militant libanez i mbështetur nga Irani, Hezbollah, ka akuzuar Izraelin për shkelje të armëpushimit me më shumë se 200 herë.
Në një deklaratë të martën, Hezbollahu ka thënë se ka lëshuar raketa dhe dronë drejt forcave izraelite për herë të parë në 10 ditë të armëpushimit “në përgjigje të shkeljeve të hapura dhe të dokumentuara” nga Izraeli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas grupit, sulmet izraelite kanë goditur civilë dhe kanë shkatërruar shtëpitë e tyre në jug të Libanit, raportoi AP.
Zyrtarët e Izraelit kanë thënë se kanë qëllim ta mbajnë një zonë të ndërmjetme në jug të Libanit, derisa ushtria ka shpërndarë edhe një hartë të asaj zone duke paraqitur vijat e mbrojtjes. Kjo vijë hyn edhe brenda Libanit ku përfshihen dhjetëra fshatra banorët e të cilave nuk janë lejuar të kthehen në shtëpitë e tyre pas urdhrit për evakuim.