Në një reagim pas njoftimit të Donald Trumpit për armëpushimin Izrael-Liban, grupi militant Hezbollah në Liban ka thënë se armëpushimi duhet të përfshijë “ndërprerjen gjithëpërfshirëse të sulmeve në të gjithë territorin libanez” dhe “asnjë liri lëvizjeje për forcat izraelite”.
Po ashtu ky grup ka kërkuar “rikthimin në situatën para 2 marsit”, datë në të cilën Hezbollahu lëshoi raketat dhe dronët e parë në drejtim të Izraelit si hakmarrje për vrasjen e liderit suprem iranian. Izraeli iu përgjigj me sulme gjithandej shtetit.
“Pushtimi i vazhdueshëm izraelit i territorit libanez ia jep Libanit dhe popullit të tij të drejtën për të rezistuar”, thuhet në reagim.
Ndërkaq, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se trupat izraelite nuk do të lëvizin nga ajo që e ka quajtur “zonë e sigurisë” me thellësi 10-kilometërshe në Libanin jugor. Sipas tij, kjo do t’ua mundësojë forcave izraelite të “bllokojnë rrezikun e pushtimit” dhe të parandalojnë sulmet ndaj izraelitëve.
Netanyahu ka thënë se kërkesë kryesore e Izraelit për bisedime të mëtejme është çarmatosja e Hezbollahut. Ai e ka cilësuar armëpushimin mundësi historike për arritjen e marrëveshjes për paqe.
Trumpi shpall armëpushimin Izrael-Liban
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar të enjten se Izraeli dhe...-
Netanyahu thotë se ushtarët izraelitë kanë liri të plotë veprimi në Liban
-
Izraeli dhe Hezbollahu vazhdojnë sulmet pavarësisht armëpushimit
-
Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për armëpushim
-
Izraeli vazhdon sulmet në Liban, pavarësisht marrëveshjes së paqes
-
Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trumpit