Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini mbërrin në Korenë e Veriut për herë të parë pas 24 vjetësh

Vladimir Putin

Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka mbërritur herët të mërkurën sipas kohës lokale, në Phenian të Koresë së Veriut.

Kremlini e ka konfirmuar arritjen e Putinit atje me një mesazh të shkurtër, ku thuhet se ai ka mbërritur në kryeqytetin e këtij shteti.

Pavarësisht arritjes në orët e hershme të mëngjesit, raportohet se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un e ka pritur homologun e tij në aeroport. 

Tass raporton se ata i kanë nisur menjëherë bisedat derisa po ecnin drejt veturave me të cilat do të udhëtonin. 

Kjo është vizita e parë e Putinit në Korenë e Veriut në 24 vjet.

Delegacioni i tij përbëhet nga ministri i Mbrojtjes, Andrei Belusov, ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov dhe kreu i agjencisë së hapësirës të Rusisë. 

Edhe Putini mbërrin të martën në Kore të Veriut, për herë të parë në 24 vjet Botë Putini mbërrin të martën në Kore të Veriut, për herë të parë në 24 vjet

Për herë të fundit, Putini e ka vizituar Korenë e Veriut në korrik të vitit 2000, kur e kishte nisur karrierën e tij presidenciale. Atë kohë shteti udhëhiqej nga Kim Jong II i cili ka vdekur në vitin 2011 dhe ishte pasur nga djali i tij, Kim Jong Un. 

Të dy liderët pritet të përdorin këtë udhëtim për të treguar lidhjet e forta midis Rusisë dhe Koresë së Veriut. Këshilltari politik i Putinit, Yuri Ushakov, ka sinjalizuar gjithashtu se të dy vendet mund të nënshkruajnë një partneritet sigurie.