Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un kanë nënshkruar partneritet që përfshin zotimin për ndihmë të ndërsjellë nëse ndonjëri prej vendeve sulmohet, gjatë takimit në Phenian të mërkurën. Të dy udhëheqësit kanë përshkallëzuar përplasjet me Perëndimin, shkruan AP.
Nuk ishte e qartë se çfarë lloj ndihme do të kërkonte marrëveshja, e përshkruar si “partneritet strategjik gjithëpërfshirës”.
Vizita e Putinit në Kore të Veriut, e para në 24 vjet, vjen mes shqetësimeve për një marrëveshje armësh në të cilën Pheniani i siguron Moskës municionet e nevojshme për luftën në Ukrainë në këmbim të ndihmës ekonomike dhe mjeteve teknologjike për armët bërthamore që mund t’i shërbejnë Kim Jong Unit për ta rritur kërcënimin bërthamor.
Duke folur pas nënshkrimit, Putini ka thënë se çështjet e sigurisë dhe ndërkombëtare morën një pjesë të madhe të bisedimeve me Kimin, sipas mediave shtetërore ruse. Ai u citua gjithashtu të thoshte se Rusia nuk do të përjashtonte zhvillimin e bashkëpunimit ushtarak-teknik me Korenë e Veriut sipas marrëveshjes.
Rusia dhe Koreja e Veriut gjithashtu nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në fushat e kujdesit shëndetësor, edukimit mjekësor dhe shkencës.
Putini mbërriti dje në Korenë e Veriut, një nga vendet më të izoluara në botë.
-
Koreja e Veriut jep detaje të marrëveshjes së arritur mes Putinit e Kim Jong Un-it
-
Putini mbërrin të martën në Kore të Veriut, për herë të parë në 24 vjet
-
Putini e fton Kim Jong Un-in për vizitë në Moskë
-
Putini bisedon me Kim Jong-un pak para takimit me Trumpin
-
Përballja e Trumpit me një Kim Jong Un komplet ndryshe kësaj radhe