Një pilot që ishte jashtë detyrës po akuzohet me 83 pika të tentim vrasjes, pasi dyshohet se tentoi ta rrëzonte një aeroplan të dielën mbrëma, raporton BBC.
I dyshuari Joseph David Emerson (44) po qëndronte ulur në kabinë të fluturimit të Alaska Airlines prapa pilotit dhe ndihmës-pilotit.
Fluturimi ishte nisur nga Everett, Washington për te San Francisco, Kalifornia me 80 pasagjerë në të.
Aeroplani devijoi dhe u ul në Portland, ku u arrestua i dyshuari.
Në deklaratën e Alaska Airlines thuhet se piloti jashtë detyrës tentoi, por pa sukses, që të ndalte motorët e aeroplanit.
Artikuj të ngjashëm
-
Piloti mendon se dikush po tenton t’i futet në kabinë, kthen aeroplanin në pistë
-
Zhduket gjatë fluturimit një aeroplan në Alaska
-
Shkëputja e dritares, SHBA-ja ndalon operimin e disa aeroplanëve
-
Personi hyn në pistën e aeroportit në Denver, goditet për vdekje nga aeroplani
-
Kompania ajrore ofron 30 mijë dollarë për çdo pasagjer të aeroplanit që u përplas në Toronto