Bashkëpiloti i fluturimit të "FlyDubai" u përpoq të kryente një sulm "terrorist" gjatë fluturimit, tha prokurori i përgjithshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe të shtunën, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve WAM.
Bashkëpiloti u identifikua si Hammam al-Hammami, shtetas nga Omani, tha një burim për Reuters.
Bashkëpiloti sulmoi pilotin brenda kabinës me një sëpatë si dhe u përpoq të merrte kontrollin e avionit, tha prokurori i përgjithshëm, Hamad Saif Al Shamsi. Një sëpatë zakonisht mbahet në kabinën e pilotit për t'u përdorur gjatë emergjencave.
Hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar rrethanat e incidentit, motivet dhe çdo lidhje të mundshme, si dhe për të shqyrtuar provat fizike dhe dixhitale, shtoi ai.
Deklaratat e prokurorit janë të parat nga autoritetet e Emirateve që e përshkruan incidentin si një tentativë sulmi "terrorist". Fatkeqësia u shmang të mërkurën pasi pasagjerët dhe ekuipazhi neutralizuan bashkëpilotin, i cili kishte sulmuar kapitenin në atë që zyrtarët izraelitë e quajtën një përpjekje të dukshme për të rrëzuar aeroplanin që kishte më shumë se 170 pasagjerë dhe ekuipazh në bord.
Një pilot që ndodhej në bord, mori kontrollin e avionit dhe e uli atë në aeroportin e Tabukut, në veriperëndim të Arabisë Saudite, ku bashkëpiloti u ndalua nga autoritetet saudite.
-
“Nuk do t’i lija të tjerët të vdisnin” - piloti i “FlyDubait” rrëfen sulmin në kabinën e avionit
-
Netanyahu: Njëri nga pilotët u përpoq të rrëzonte avionin Dubai-Izrael
-
Dy bashkëpilotët e fluturimit Dubai-Izrael po trajtohen në spital
-
Njëri nga pilotët e “FlyDubai” tentoi të rrëzonte avionin, raportojnë mediat izraelite
-
Netanyahu: Ende herët për të përcaktuar motivin e pilotit sulmues në avionin Dubai-Izrael