Një aeroplan me pasagjerë që ishte nisur nga Nebraska për në Los Angeles bëri ulje urgjente pak minuta pasi nisi fluturimin për shkak se pilotët gabimisht menduar se dikush po përpiqej të hynte në kabinën e pilotit.
Fluturimi “SkyWest 6569” sapo kishte lënë pistën kur pilotët shpallën gjendje emergjente dhe u rikthyen në aeroport.
Në deklaratën zyrtare u tha se kishin pasur probleme me komunikimin mes stafit të aeroplanit.
Një zëdhënës tha për shkak se diçka kishte ndodhur me pajisjet e komunikimit mes pilotëve dhe stjuardesëve, stafi kishin trokitur në derën e kabinës së pilotëve për të folur me ta.
Nga frika për ndërhyrje, se dikush po tentonte të futej në kabinë, aeroplani u kthye në Nebraska. Ekipi emergjent që u lajmërua nga jashtë ka thënë se nga aeroplani u lajmërua se “dikush po përpiqej të hynte në kabinën e pilotit”.
Por, menjëherë më pas pilotët arritën ta kuptonin keqkuptimin.
-
Personi hyn në pistën e aeroportit në Denver, goditet për vdekje nga aeroplani
-
Shefi i Ryanairit tregon dyshimet për incidentin ku pasagjeri u thith pjesërisht nga dritarja e aeroplanit
-
Panik gjatë fluturimit drejt Munihut, copat e motorit thyejnë dritaren, aeroplani kthehet në Selanik
-
Përplasen dy avionë luftarakë amerikanë, shpëtojnë anëtarët e ekuipazhit
-
New York, dy pilotë humbin jetën pas përplasjes së aeroplanit me automjetin e zjarrfikësve në pistë