Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkëputja e dritares, SHBA-ja ndalon operimin e disa aeroplanëve

Rregullatori ajror i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka urdhëruar ndalimin e aeroplanëve “Boeing 737 Max 9”, pasi një pjesë e një aeroplani ra gjatë fluturimit të “Alaska Airlines” të shtunën.

Sipas Administratës Federale të Aviacionit, inspektimet do t’i prekin të paktën 171 aeroplanë.

Të premten, një aeroplan i “Alaska Airlines” u detyrua të aterronte urgjentisht në Oregon, pak pasi veçse ishte ngjitur në ajër, pasi një dritare u shkëput tërësisht.

Të shtunën, pritet që dhjetëra fluturime të anulohen shkaku i incidentit.

Për një aeroplan, inspektimet e kërkuara mbërrijnë deri në tetë orë.

Aeroplani që ishte pjesë e incidentit kishte 177 pasagjerë.

 

Artikuj të ngjashëm