Një derë që u shkul nga aeroplani “Boeing 737 Max” pak pas fillimit të fluturimit, mund të mos ketë qenë e përforcuar sa duhet, është thënë në raport, transmeton “BBC”.
Bordi i Sigurisë së Transportit në SHBA ka publikuar zbulimet fillestare nga hetimi i incidentit të aeroplanit të “Alaska Airlines” në janar.
Është thënë se katër bulona kyçe që kishin për qëllim ta mbyllnin derën e papërdorur, duket se mungonin.
Incidenti ndodhi pak minuta pas nisjes së fluturimit të 2182 të “Alaska Airlines”.
Bulonat që mungonin duket se kanë lejuar derën të lëvizë nga pozicioni dhe të shkëputet nga aeroplani.
Edhe
Zyrtarët amerikanë s’do të lejojnë fluturimin e Boeingëve pa qenë “100% të sigurtë”
Paneli që mbulon derën e papërdorshme të daljes emergjente, shpërtheu, duke lënë një vrimë të madhe pak momente pas nisjes së fluturimit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Portlandit.
Shkaku i incidentit SHBA-ja ndaloi fluturimin e aeroplanëve “Boeing 737 Max” deri të konfirmohet se janë të sigurt.