Rregullatori i transportit ajror në SHBA nuk do të nxitojë që të japë dritën jeshile për fluturimin e sërish të aeroplanëve “Boeing 737 Max 9”, ka thënë Qeveria e SHBA-së, raporton “BBC”.
Aeroplanët, të cilët janë pezulluar në SHBA pas incidentit gjatë një fluturimi të “Alaska Airlines” ku dera u shkel gjatë fluturimit, “duhet të jenë 100% të sigurtë” para se të rikthehen, ka thënë sekretari i Transportit, Pete Buttigieg.
Është e paqartë se kur do të fluturojnë sërish aeroplanë.
Administrata Federale e Aviacionit në SHBA (FAA) vendosi të pezullojë fluturimin e 171 aeroplanëve “Boeing 737 Max 9” të shtunën.
Nga hetimet fillestare ishte konstatuar se disa bulona në dyer nuk janë përforcuar si duhet.
-
Shkëputja e derës së aeroplanit “Boeing 737 Max”, raporti konstaton mungesën e bulonave
-
Gjatë inspektimeve të aeroplanëve “Boeing 737 Max 9” u zbuluan bulona të papërforcuar
-
Ndalohen fluturimet me “Boeing 737 Max 9” pas incidentit në SHBA
-
Shkëputja e dritares, SHBA-ja ndalon operimin e disa aeroplanëve
-
Anulohen mbi 1,400 fluturime në SHBA si pasojë e mbylljes së qeverisë