Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përmbytje në Spanjë, dyshohet për dy viktima

Pjesëtarët e Gardës Civile spanjolle kanë kryer kërkime të hënën për dy burra të zhdukur pas shiut të madh dhe përmbytjeve që goditën rajonin e Madridit.

Në një rast pjesëtarët e gardës hoqën baltën që mbuloi veturën. Një burrë në moshë të mesme është raportuar i zhdukur. Gruaja dhe dy fëmijët e tij që ishin në automjet janë gjetur dhe janë në vend të sigurt. Sipas Gardës Civile, vetura po përpiqej të kalonte një përrua, kur u përfshi nga përmbytjet.

Një kërkim u krye edhe për një burrë 83-vjeç, i cili besohet se ka ngecur pranë shtëpisë së tij, po si pasojë e përmbytjeve.