Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OKB-ja thotë se shpërndarja e ndihmave në Gazë është bërë e komplikuar

Ndihmat në Gazë

Foto: Associated Press

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarriq, ka thënë se të martën në Gazë nuk është shpërndarë asnjë ndihmë humanitare.

Në konferencën e tij të përditshme për shtyp, Dujarriq ka folur për disa ndërlikime rreth procesit të shpërndarjes.

OKB-ja ka njoftuar më herët të martën se Izraeli kishte lejuar rreth 100 kamionë me ndihma të kalonin kufirin pas një bllokade 11-javore.

Megjithatë, Dujarriq ka thënë se ndonëse ndihma ka hyrë në Gazë,  ajo ende nuk ka arritur në magazinat dhe pikat e dorëzimit të organizatës.

Ai e ka përshkruar procesin si një "operacion të komplikuar".

Edhe OKB-ja thotë se asnjë ndihmë nuk është shpërndarë ende në Gazë Botë OKB-ja thotë se asnjë ndihmë nuk është shpërndarë ende në Gazë

“Autoritetet izraelite po na kërkojnë që të shkarkojmë furnizimet në anën palestineze të vendkalimit Kerem Shalom dhe t'i ngarkojmë ato veçmas pasi të sigurojnë hyrjen e ekipeve tona nga brenda Rripit të Gazës. Vetëm atëherë ne jemi në gjendje të sjellim çdo furnizim më afër vendit ku janë strehuar njerëzit në nevojë”, ka sqaruar ai. 

Ndërkohë, Izraeli ka deklaruar se 90 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gazë të martën.