Botë

OKB-ja thotë se asnjë ndihmë nuk është shpërndarë ende në Gazë

Gaza

Foto: Associated Press

OKB-ja thotë se asnjë ndihmë nuk është shpërndarë ende në Gazë, pavarësisht se kamionët e ndihmave kanë nisur të kalojnë kufirin, pas një bllokadë 11-javore.

E zyrtarët izraelitë kanë thënë se 93 kamionë kanë hyrë në Gazë të martën, duke transportuar ndihma që përfshijnë miell, ushqim për fëmijë, pajisje mjekësore dhe barna farmaceutike.

Por OKB-ja ka thënë se pavarësisht se kamionët kanë arritur në anën palestineze të vendkalimit Kerem Shalom, asnjë ndihmë nuk është shpërndarë deri më tani.

Zëdhënësi i saj, Stephane Dujarriq, ka thënë se një ekip "ka pritur disa orë" që Izraeli t'i lejonte ata të hynin në zonë.

"Për fat të keq, ata nuk ishin në gjendje t'i sillnin ato furnizime në magazinë tonë", ka deklaruar ai.

Izraeli ka rënë dakord të dielën të lejojë një "sasi bazë ushqimi" të hyjë në Gazë, për shkak të presionit nga vendet aleate.

Por presioni ndërkombëtar ndaj Izraelit nuk është ndaluar as pas kësaj.

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të martën të pezullojë bisedimet tregtare me Izraelin ndërkaq Bashkimi Evropian ka urdhëruar rishikim të marrëdhënieve tregtare këtë vend.

Vendimet kanë ardhur për shkak të ofensivës së re të Izraelit në Gazë dhe krizës humanitare atje.