Më shumë se 90 kamionë me ndihma humanitare janë mbledhur nga ekipet e OKB-së brenda Rripit të Gazës, tri ditë pasi Izraeli lehtësoi një bllokadë 11-javore.
Ndihma, e cila përfshinte miell, ushqim për fëmijë dhe pajisje mjekësore, është marrë nga vendkalimi Kerem Shalom të mërkurën mbrëma dhe është dërguar në magazina për shpërndarje, raporton BBC.
OKB-ja ka thënë se vonesat ishin për shkak të pasigurisë përgjatë rrugës së vetme të hyrjes që ushtria izraelite ka miratuar.
Autoritetet izraelite kanë thënë se lejuan 100 ngarkesa shtesë kamionësh përmes Kerem Shalom të mërkurën. Megjithatë, OKB-ja ka thënë se kjo nuk është as afër për të përmbushur nevojat e mëdha në Gazë.
Organizatat humanitare kanë paralajmëruar për nivele akute të urisë në mesin e popullatës prej 2.1 milionë si dhe një përqindje më të lartë të fëmijëve të diagnostikuar me kequshqyerje akute, mes mungesës së konsiderueshme të ushqimeve bazë dhe rritjes së çmimeve.
-
107 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza të enjten, thotë ushtria izraelite
-
OKB-ja thotë se asnjë ndihmë nuk është shpërndarë ende në Gazë
-
Nisin përgatitjet për futjen e ndihmave në Gazë sipas planit të paqes
-
Izraeli thotë se do ta lejojë hyrjen e kontrolluar të mallrave në Gazë përmes tregtarëve lokalë
-
Më shumë se 100 organizata humanitare paralajmërojnë për uri masive në Gazë