Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) ka njoftuar se Izraeli po bllokon të gjitha ndihmat humanitare që hyjnë në Gaza dhe po lejon vetëm një sasi të vogël ndihme, raporton Reuters.
Sipas OCHA-s pothuajse asnjë ushqim që hyn nuk është i gatshëm për t’u ngrënë.
Zëdhënësi i kësaj Zyre, Jens Laere e ka përshkruar Gazën si “vendi me urinë më të madhe në tokë”.
Laerke tha se vetëm 600 nga 900 kamionë ndihmash ishin autorizuar të shkonin në kufirin e Izraelit me Gazën dhe pastaj u përballën me një mori pengesash burokratike dhe sigurie që e bënë pothuajse të pamundur transportimin e sigurt të ndihmës në rajon.
“Ajo që kemi arritur të sjellim është miell”, tha ai në një konferencë të rregullt për shtyp të premten. “Mielli nuk është gati për t’u ngrënë, apo jo? Duhet të gatuhet... 100% e popullsisë së Gazës është në rrezik për krizë urie”.
Tommaso della Longa, zëdhënës i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, shtoi se gjysma e objekteve mjekësore në rajon ishin jashtë funksionit për shkak të mungesës së karburantit ose pajisjeve mjekësore.
-
OBSH: Situata me ndihmat në Gazë mbetet katastrofike
-
Konfirmohet kriza e urisë në Gazë, konstaton autoriteti botëror i ushqimit
-
OBSH-ja bën thirrje që të lejohen më shumë ilaçe në Gazë
-
Pothuajse një në tre persona në Gaza nuk ka ngrënë për ditë të tëra
-
Izraeli po përpiqet t'i shmanget fajit për urinë masive në Gazë, por dëshmitë thonë diçka tjetër