Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

NYT: Diga në Ukrainë u shkatërrua nga brenda

Diga në Ukrainë ishte e ndërtuar për të përballuar çfarëdo sulmi të mundshëm nga jashtë. Provat tregojnë se Rusia e shkatërroi nga brenda

(NYT) - Pak momente pasi diga e madhe në zonën e luftës në Ukrainë u ça, uji filloi të rridhte nga lart. Mirëpo problemi i vërtetë ka shumë mundësi që të jetë diku tjetër, thellë nën sipërfaqen e betonit nga i cili rridhte uji.

Thellë brenda digës ishte “thembra e Akilit”. Për shkak se diga ishte ndërtuar në periudhën sovjetike, Moska kishte çdo faqe të planimetrisë dhe e dinte ku ndodhej “thembra e Akilit”.

Diga u ndërtua me bllok të madh betoni në bazën e saj. Mbi të është shtegu i ngushtë, te i cili arrihet nga dhoma e makinerisë së digës. Fiks në këtë shteg, tregojnë provat, ishte vendosur eksplozivi me të cilin u shpërthye diga.

Në orën 2 e 35 dhe 2 e 54 pas mesnate më 6 qershor, sensorët sizmikë në Ukrainë dhe Rumani vërejtjen shenja të shpërthimeve. Dëshmitarët në zonë thonë të kenë dëgjuar një shpërthim mes orës 2:15 dhe 3:00. Dhe pak para se të niste rrjedhja e ujit, satelitët e inteligjencës amerikane kapën sinjale të nxehtësisë që tregonin se ndodhi një shpërthim.

Pasi kishte shpërthyer shtresa e parë e digës, videot tregojnë se fuqia e ujit kishte krijuar vrimë edhe më të madhe në digë.

Kur niveli i ujit nisi të ulej këtë javë, ato zbuluan themelin prej betoni. Pjesa që u shemb nuk ishte e dukshme mbi nivelin e ujit – dëshmi e fortë se themeli i digës kishte pësuar dëmtime strukturore, kanë thënë inxhinierët.

Në kaosin e mëpastajmë, kur secila palë fajëson tjetrën për shpërthimin, shumë shpjegime janë teorikisht të mundshme. Mirëpo provat tregojnë qartë se diga u ça nga shpërthimi i shkaktuar nga pala që e kontrollon atë: Rusia.

Ani pse lufta ka bërë rrafsh me tokë pothuajse krejt qytetet, bie në sy shkatërrimi i digës së Kakhovkas në jug të Ukrainës.

Zhvendosja e njerëzve

Mijëra njerëz janë zhvendosur prej përmbytjeve më të mëdha të rezervuarit më të mëdha të ujit në botë, i cili ishte jetësor për bujqësinë që konsiderohet si ushqyese e Evropës. Katastrofa ka kërcënuar zinxhirin e ushqimit për miliona njerëz dhe për dekadat e ardhshme do të jetë kërcënim i ekosistemeve.

Diga ishte dukshëm e dëmtuar nga luftimet në muajt para shpërthimit të saj. Sulmet ukrainase kanë dëmtuar pjesën e rrugës mbi të, ndërkaq pjesën tjetër e shkatërruan forcat ruse pas tërheqjes. Muajin e kaluar, imazhet satelitore treguan se uji derdhej pa kontroll nga portat e digës.

Kjo ka çuar në raportimet se diga mund të ketë rënë thjesht viktimë e dëmit të akumuluar, të cilin Rusia e ka shfrytëzuar për të mohuar përgjegjësinë.

Por seritë e shumta të provave të shqyrtuara nga The New York Times, nga planet origjinale inxhinierike te intervistat me inxhinierë që studiojnë dështimet e digave, mbështesin një shpjegim tjetër: se shpërthimi i digës nuk ishte rastësi. Dështimi katastrofik i themelit të tij prej betoni kishte shumë pak gjasa të ndodhte vetë.

Duke pasur parasysh pamjet satelitore dhe regjistrimeve sizmike të shpërthimeve në zonë, deri tani shkaku më i mundshëm i shpërthimit ishte eksplozivi i vendosur në zemrën e betonit të strukturës, sipas dy inxhinierëve amerikanë, njëri ekspert në eksplozivët dhe tjetri inxhinier ukrainas me përvojë të madhe në funksionimin e digës.

“Nëse objektivi juaj është të shkatërroni vetë digën, do t’ju duhet shpërthim i madh” ka thënë Michael W. West, inxhinier gjeoteknik dhe ekspert në analizën e sigurisë dhe dështimit të digave, i cili është drejtor në pension në firmën inxhinierike Wiss, Janney. Elstner. “Galeria është vend ideal për të vendosur atë masë shpërthyese”.

Inxhinierët paralajmëruan se vetëm ekzaminimi i plotë i digës pas kullimit të ujit nga rezervuari mund të përcaktojë sekuencën e saktë të ngjarjeve që çuan në shpërthimin e digës. Erozioni nga uji që kalon nëpër porta mund të kishte çuar në dështim nëse diga do të ishte projektuar keq, ose betoni ishte nën standard, por inxhinierët e cilësuan këtë të pamundur.

Ihor Strelets, inxhinier që shërbeu si zëvendësdrejtor i burimeve ujore për lumin Dnipro nga viti 2005 deri në 2018, ka thënë se si projekt ndërtimi i Luftës së Ftohtë, themeli i digës ishte projektuar për t'i bërë ballë pothuajse çdo lloj sulmi të jashtëm. Strelets ka shtuar se kishte arritur në përfundimin se shpërthimi brenda galerisë shkatërroi një pjesë të strukturës së betonit dhe se pjesët e tjera më pas u shkulën nga forca e ujit.

“Unë nuk dua që teoria ime të jetë e saktë”, ka insistuar Strelets. Një shpërthim i madh në galeri mund të nënkuptojë humbjen totale të digës. “Por ky është shpjegimi i vetëm”, ka shtuar ai.

Image

Përmbytja e madhe

Në orët e para të agimit të 6 qershorit, banorët që jetonin afër digës në territorin e kontrolluar nga Rusia dhe në territorin e kontrolluar nga Ukraina dëgjuan zhurma të çuditshme, kanë thënë ata pas evakuimit.

Ata ishin mësuar me zhurmën e shpërthimeve nëpër luftime. Për muaj të tërë, të dy ushtritë kishin shkëmbyer breshëri artilerie përtej lumit Dnipro. Por këtë herë dukej ndryshe - dhe shpejt u kuptua arsyeja.

Për ata që janë më afër digës, e ndërtuar në vitet 1950 nga shteti sovjetik, "vërshimi i ujit ishte pothuajse i menjëhershëm. U desh më shumë kohë që përmbytjet të bënin rrugën më tej poshtë lumit, por kur u bënë, erdhën shpejt dhe më pas nuk filluan të qetësoheshin për më shumë se një javë.

“Ne jetojmë në katin e katërt, kështu që nuk arriti në banesën tonë, por kati i parë ishte plotësisht i përmbytur”, ka thënë Vasyl, 64 vjeç, i cili jeton në qytetin e pushtuar nga Rusia në bregun lindor të Hola Prystan, rreth 60 milje nga diga.

Fqinjët dhe të afërmit kanë kërkuar strehim në banesën e tij. “Shtëpia e motrës sime është plotësisht në ujë”, ka thënë Vasyl. “Tani janë vetëm muret, asgjë brenda, pa mobilie, pa pajisje”.

Shumica e të rinjve në qytet ikën nga pushtimi rus shumë kohë më parë, ka shtuar ai, duke lënë pas kryesisht njerëz të moshuar, shumica e tyre me nevoja të veçanta. “Shumë prej tyre u mbytën, pasi nuk mund të linin shtëpitë e tyre apo të ngjiteshin në çati,”, ka thënë ai. Numri i të vdekurve nga përmbytjet mbetet i pakonfirmuar; Zyrtarët thonë se shifrat ka të ngjarë të rriten pas tërheqjes së ujit.

Portat dhe vinçat me gropë relativisht të zbrazët dhe shiriti i rrugës mbi vijën e ujit dukej se ofronin objektiv të lehtë për sulmin me të cilin synohej shkatërrimi i digës Kakhovka.

Por pjesa më e madhe e masës gjigante të digës ishte fshehur nën sipërfaqen e ujit, sipas diagrameve të strukturës të marra nga “The Times” dhe përshkrimeve të hollësishme nga Strelets, i cili ka thënë se ka kaluar muaj në digën Kakhovka dhe rreth rezervuarit.

Artikuj të ngjashëm