Qeveria e Ukrainës ka akuzuar Rusinë për shpërthim të digës së Nova Kakhovas në lumin Dnieper dhe u ka bërë thirrje njerëzve që jetojnë afër të evakuohen para rrezikut të përballjes me përmbytjet katastrofike.
Pamjet nga ajri kanë treguar të shkatërruar digën dhe rrjedhjen e madhe të ujit. Ushtria ukrainase ka akuzuar Rusinë për shpërthim të digës hidroelektrike.
Russian terrorists. The destruction of the Kakhovka hydroelectric power plant dam only confirms for the whole world that they must be expelled from every corner of Ukrainian land. Not a single meter should be left to them, because they use every meter for terror. It’s only… pic.twitter.com/ErBog1gRhH
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) June 6, 2023
Kreu i rajonit të Khersonit, Oleksandr Prokudin, ka thënë se mbi 16 mijë banorë jetojnë në “zonën kritike” të Dnieperit. Ai ka thënë se njerëzit po evakuohen dhe po dërgohen me autobusa e trena në qytete tjera të Ukrainës.
Shkatërrimi ndodhi në ditën e dytë të ofensivës ukrainase në këtë zonë.
“Qëllimi është i qartë: Të krijohen pengesa të pakapërcyeshme në rrugën e avancimit të ushtrisë ukrainase... për të ngadalësuar fundin e drejtë të luftës”, ka htënë Mikhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas. Ai ka shtuar në Twitter se jeta mund të rikuperohet dikur në territoret e shkatërruara, por dëmet do të jenë të jashtëzakonshme.
Edhe
Qytete e fshatra ukrainase përmbyten, Rusia e Ukraina fajësojnë njëra-tjetrën
Autoritetet lokale ruse kanë mohuar se diçka ka ndodhur me digën, ndërsa më pas kanë fajësuar granatimet ukrainase për dëmtim. Agjencia “Interax” ka cituar një burim anonim nga shërbimet emergjente në Kherson duke thënë se diga ka dështuar si pasojë e dobësive strukturore nën presionin e madh të ujit.
Presidenti Volodymyr Zelensky ka thirrur takim emergjent të këshillit kombëtar të sigurisë.
“Terroristët rusë”, ka shkruar ai në Twitter. “Shkatërrimi i digës në Kakhova vetëm ia konfirmon botës se ata duhet të përzihen nga çdo copë territori ukrainas. Asnjë metër s’duhet t’u lihet, sepse përdorin çdo metër për territor. Vetëm fitorja e Ukrainës është ajo që do ta kthejë sigurinë. Dhe kjo do të vijë. Terroristët s’do të jenë në gjendje ta ndalin Ukrainën me ujë, raketa apo çka do”.
Oleksandr Prokudin, shef i rajonit të Khersonit, në një video në Telegram ka thënë se dëmi që i është shkaktuar digës do të bëjë që “uji të arrijë nivele kritike për 5 orë” dhe se evakuimi ka nisur.
Edhe
Pse shkatërrimi i digës ukrainase është katastrofik dhe a rrezikohet edhe Rusia
Shkatërrimi i një dige mund të konsiderohet krim lufte, thonë konventat e Gjenevës, nëse “shkakton lirim të forcave të rrezikshme e shkakton humbje në popullsinë civile”.