Autoritetet norvegjeze lëshuan disa paralajmërime për rrëshqitje dheu dhe ortekë në Norvegjinë jugore të premten pasi moti i keq vazhdoi të godiste vendin skandinav. Në pjesën veriore të vendit, zyrtarët thanë se rrugët mund të mbyllen.
Fluturimet për nga aeroporti në Tromsoe rifilluan të premten pasi rreth 200 pasagjerëve iu desh të flinin atje për shkak të stuhisë më të fuqishme të Norvegjisë që nga viti 1992.
Instituti Meteorologjik Norvegjez tha se erërat e forta po fryjnë ende në veri të Norvegjisë dhe paralajmëroi se shiu pritej në pjesën jugore të vendit deri në 100 milimetra brenda 24 orëve, raportoi AP.
Policia ka raportuar për një sërë aksidentesh, përfshirë një autobus shkolle për shkak të sipërfaqeve të akullta.
Në Suedi e Danimarkë po ashtu priten erëra të forta gjatë fundjavës.
-
Stuhia “Hans” shkakton përmbytje në Evropën veriore
-
Skandinavia goditet nga një stuhi, evakuohen shumë banorë e pezullohen shërbime
-
Tre të vdekur në Suedi nga një stuhi dimërore që ka përfshirë vendet nordike
-
Dronët mbyllin aeroportet kryesore në Danimarkë e Norvegji, s’përjashtohet të jenë rusë
-
Stuhia e fuqishme në SHBA lë mijëra njerëz pa energji dhe anulon qindra fluturime