Zyrtarët në Evropën veriore kanë paralajmëruar njerëzit që të qëndrojnë brenda, pasi një stuhi e fortë ka goditur rajonin, raporton agjencia AP.
Stuhia “Hans” ka shkaktuar anulimin e transportit ujor, vonesa të fluturimeve, si dhe përmbytje të rrugëve dhe ka lënë disa njerëz të lënduar.
Autoritetet norvegjeze kanë raportuar për “reshje jashtëzakonisht të mëdha”, të martën dhe të mërkurën. Ndërkohë dhjetëra rrugë janë bllokuar për shkak të rrëshqitjeve të dheut në Norvegjinë jugore dhe Suedinë fqinje. Në të dyja vendet, dhjetëra njerëz janë evakuuar dhe madje në rajone të caktuara janë shfrytëzuar edhe helikopterët për të larguar njerëzit nga zonat e prekura.
Artikuj të ngjashëm