Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Stuhia e fuqishme në SHBA lë mijëra njerëz pa energji dhe anulon qindra fluturime

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një stuhi të fuqishme, teksa janë paralajmëruar reshjet më të mëdha të borës në këto dy vjet, raportoi të martën BBC-ja.

Disa zona të SHBA-së janë mbuluar me 38 cm borë dhe ka pasur paralajmërime për përmbytje dhe erëra të forta.

Për shkak të këtij moti, pritet të ketë kaos udhëtimesh me qindra fluturime të vonuara e të anuluara. Ca vetëm sa kanë filluar. Qindra fluturime nga tre aeroportet kryesore të qytetit të Nju Jorkut janë anuluar dhe dhjetëra të tjerë janë shtyrë.

Rreth 119 fluturime janë anuluar nga Aeroporti Ndërkombëtar Logan i Bostonit, sipas FlightAware.

Në disa shtete punëtorëve u është kërkuar që të punojnë nga shtëpia dhe të shmangin lëvizjet për shkak të kushteve të rrezikshme.

Edhe Anulohen mbi 2.000 fluturime në SHBA, shkak stuhia e borës Botë Anulohen mbi 2.000 fluturime në SHBA, shkak stuhia e borës

Shkollat në qytetin e Nju Jorkut dhe Boston janë mbyllur gjatë ditës, ndërsa mësimi po mbahet nga distanca.

Në Pensilvania, rreth 140,000 njerëz po përballen me mungesë të energjisë për shkak të stuhisë, ndërsa në New Jersey rreth 12,000 të tjerë.