Mijëra fluturime në SHBA janë anuluar ose shtyrë dhe më shumë se 1 milion banorë kanë mbetur pa energji elektrike pasi stuhitë e forta kanë goditur bregun lindor të vendit, duke rrëzuar qindra pemë dhe shtylla elektrike.
Banorët janë paralajmëruar që të qëndrojnë brenda dhe të përgatiten për më të keqen. Kërcënimi nga stuhitë e forta dhe tornadoja është shtrirë nga Alabama në Georgia e deri në New York.
Kompania e fluturimeve “FlightAware” ka raportuar për rreth 1.500 fluturime të anuluara dhe më shumë se 7000 të shtyra.
Që me fillimin e stuhive, më shumë se 1.1 milionë banorë kanë mbetur pa energji elektrike.
Artikuj të ngjashëm
-
Stuhia e fuqishme në SHBA lë mijëra njerëz pa energji dhe anulon qindra fluturime
-
Anulohen mbi 2.000 fluturime në SHBA, shkak stuhia e borës
-
SHBA-ja përfshihet nga një stuhi bore
-
Mbi 800 mijë familje mbesin pa energji elektrike nga stuhia e borës në SHBA
-
Mijëra fluturime të anuluara për shkak të stuhisë dimërore në SHBA