Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Netanyahu thotë se popullsia e Gazës do të zhvendoset për ofensivën e re

Benjamin Netanyahu

Benjamin Netanyahu

Foto: Associated Press

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se një ofensivë e re në Gazë do të jetë një operacion intensiv ushtarak që synon mposhtjen e Hamasit, por nuk ka dhënë detaje se sa pjesë e territorit të enklavës do të kapej, raporton Reuters.

"Popullsia do të zhvendoset, për mbrojtjen e saj”, ka thënë Netanyahu në një video të postuar në X. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka shtuar se ushtarët izraelitë nuk do të shkojnë në Gazë, të nisin sulmet dhe më pas të tërhiqen.

“Qëllimi është e kundërta e kësaj”, ka shtuar ai.

Më herët të hënën, dy zyrtarë izraelitë kanë thënë se kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar një plan për të kapur të gjithë Rripin e Gazës dhe për të qëndruar atje për një kohë të papërcaktuar.