Gjermania do të vendosë nëse do të miratojë apo jo dërgesa të reja armësh për Izraelin, bazuar në vlerësimin e situatës humanitare në Gaza, tha ministri i Jashtëm Johann Wadephul në një intervistë të publikuar të premten, raporton Reuters.
Wadephul shprehu dyshime nëse veprimet e Izraelit në luftën kundër grupit militant palestinez Hamas në Gaza janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
“Po e shqyrtojmë këtë dhe, nëse është e nevojshme, do t’i autorizojmë furnizimet e mëtejshme me armë bazuar në këtë shqyrtim,” tha ai në intervistën për gazetën Süddeutsche Zeitung.
Këto komente pasqyrojnë një ndryshim në qëndrimin e Berlinit dhe rritjen e kritikave ndërkombëtare ndaj Izraelit në ditët e fundit, ndërsa situata humanitare dramatike në Gaza pas bllokadës së ndihmave nga Izraeli dhe rritjes së numrit të viktimave civile vënë në provë mbështetjen gjermane.
Wadephul theksoi se është e rëndësishme që Izraeli të mund të mbrojë veten, duke marrë parasysh kërcënimet që përballet, përfshirë militantët Houthi, Hezbollah dhe Iranin.
Edhe
Gjermania kërkon që programi i raketave të Iranit ‘të përfundojë në mënyrë të verifikueshme”
“Për mua, nuk ka dyshim se kemi një përgjegjësi të veçantë për të qëndruar pranë Izraelit,” tha ai, duke ripërsëritur parimin e Staatsraisonit, i cili mbështet ndihmën gjermane për Izraelin si kompensim për Holokaustin e Luftës së Dytë Botërore.
“Nga ana tjetër, kjo natyrisht nuk do të thotë që një qeveri mund të bëjë çfarë të dojë,” shtoi ai.
E kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar akuzat se Izraeli po shkakton qëllimisht uri në Gaza duke vendosur bllokadën 11-javore të ndihmave.
Të martën, kancelari gjerman Friedrich Merz tha se sulmet ajrore në Gaza nuk justifikohen më nga nevoja për të luftuar Hamasin, i cili më 7 tetor 2023 sulmoi Izraelin duke vrarë rreth 1,200 njerëz sipas shifrave izraelite, duke shkaktuar kështu nisjen e luftës.
Edhe
Gjermania heq kufizimet në eksportet e pajisjeve ushtarake në Izrael