Gjermania ka bërë të ditur se nuk do të ndjekë aleatët evropianë tani për tani, në njohjen e shtetit palestinez.
Ndërsa po nisej për në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që mbahet këtë javë në Neë York, ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, ka thënë se "një zgjidhje e negociuar me dy shtete është rruga që mund t'u mundësojë izraelitëve dhe palestinezëve të jetojnë në paqe, siguri dhe dinjitet".
Por ka shtuar, se për Gjermaninë, njohja vjen në fund të këtij procesi.
"Për Gjermaninë, njohja e një shteti palestinez vjen më shumë në fund të procesit. Por ky proces duhet të fillojë tani", është shprehur ai.
Franca dhe Belgjika pritet ta njohin sot shtetin palestinez
Më shumë vende, përfshirë Francën dhe Belgjikën, pritet të njohin shtetin palestinez gjatë një konference të...-
Gjermania e konsideron si “kundërproduktive” njohjen e një shteti palestinez në këtë kohë
-
Gjermania flet për një prani afër Ukrainës në rast të armëpushimit
-
Meloni tregon se kur mund ta njohë Italia Palestinën
-
Franca e zyrtarizon njohjen e Palestinës
-
Franca dhe Belgjika pritet ta njohin sot shtetin palestinez