Një grup prej 28 personave kanë ikur nga një aeroplan pasi ai ka bërë ulje emergjente në aeroportin “El Prat” të Barcelonës, raporton BBC.
Emergjenca u shkaktua nga një grua që në aeroportin e fluturimit Marok – Turqi, ishte shtirur se është duke lindur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia ka arritur të kap gjysmën e personave që ikën, përfshirë edhe gruan që shkaktoi uljen emergjente. Supozohet se ata po tentonin të futeshim ilegalisht në Spanjë.
Një incident i ngjashëm kishte ndodhur në nëntor të vitit të kaluar në Mallorca.
Raportohet se grupi ishte larguar me nxitim nga aeroplani i kompanisë Pegasus, i linjës Casablanca – Stamboll.
Nga 14 të kapur, 5 janë kthyer në aeroplan e pjesa tjetër do të deportohet në Marok.
Gruaja shtatzënë u dërgua në spital, ku nuk u gjetën prova se ajo ishte duke lindur.
Ajo është arrestuar nën akuza për çrregullim publik dhe është në grupin e personave që do të deportohet.