Rreth 49,000 migrantë kanë hyrë në enklavën spanjolle të Ceutas nga Moroku në 24 orët e fundit, sipas zyrtarëve.
Qeveria spanjolle të enjten vonë ka dislokuar trupa shtesë në Ceuta pasi mori informacion se mijëra njerëz notuan dhe kaluan në këmbë drejt territorit të vogël.
Shumica prej këtyre njerëzve nga videot dukeshin se ishin burra të rinj, por kishte edhe fëmijë e gra.
Achraf Maimouni, anëtar i Shoqatës Marokene për të Drejtat e Njeriut, e përshkroi situatën si "të jashtëzakonshme". Ai tha se pika kufitare e Tarajalit ishte hapur "nën rrethana të pazakonta" të enjten në mëngjes dhe njerëzit kishin kaluar përtej kufirit.
Juan Jesús Vivas, presidenti i Ceutës, kërkoi dislokimin e forcave shtesë të policisë dhe ushtrisë "për të garantuar paprekshmërinë e kufirit" dhe sigurinë e qytetarëve. Ai gjithashtu i bëri thirrje qeverisë qendrore të shpallë gjendje të jashtëzakonshme kombëtare për shkak të kalimeve kufitare.
Thousands of migrants have streamed into the tiny Spanish territory of Ceuta in North Africa from Morocco, prompting local officials to call for help from Spain’s national government in Madrid to restore the border. pic.twitter.com/S2fTWapBzR
— The Associated Press (@AP) July 30, 2026
🇪🇸🇲🇦 Riots erupted in Ceuta as migrants clashed with security forces thoughout the night.
— Europa.com (@europa) July 31, 2026
There were reports of damage to private property, vehicles being set on fire, businesses being looted, and homes being illegally occupied.
Follow: @europa pic.twitter.com/iT8deLYaBf
Kryeministri spanjoll fajëson rrjetet e trafikimit pas valës së migrantëve në Ceuta
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka fajësuar rrjetet e trafikimit të qenieve njerëzore për valën e paprecedentë të migrantëve që hynë në enklavën spanjolle të Ceutas nga Maroku, duke e cilësuar situatën si një “shkelje të integritetit territorial të Spanjës”.
Sipas autoriteteve dhe mediave lokale, rreth 60 mijë migrantë kaluan kufirin drejt Ceutas, ndërsa të paktën 57 persona humbën jetën gjatë përpjekjes për të mbërritur në territorin spanjoll.
Deri të premten në mbrëmje, më shumë se 48 mijë migrantë ishin kthyer vullnetarisht në Marok, njoftuan autoritetet spanjolle.
Fluksi i madh i migrantëve erdhi pasi Gjykata Supreme e Spanjës vendosi se migrantët e ndaluar në det, teksa përpiqen të arrijnë në Ceuta ose në enklavën tjetër spanjolle, Melilla, nuk mund të kthehen menjëherë në Marok.
Ndërkohë, Italia ka reaguar duke pezulluar përkohësisht zbatimin e rregullave të zonës Schengen në raport me Spanjën, si masë për forcimin e kontrolleve kufitare.
Ceuta, e vendosur në bregdetin verior të Marokut dhe e ndarë nga Spanja kontinentale nga Ngushtica e Gjibraltarit, prej vitesh është një nga pikat kryesore të hyrjes së migrantëve që synojnë të arrijnë në Evropë. Gjatë muajve të verës, përpjekjet për të hyrë në këtë territor shtohen dhe shpesh organizohen përmes rrjeteve sociale.
Autoritetet lokale kishin kërkuar ndihmë nga Madridi pas rritjes së tentimeve për kalime të paligjshme, por të enjten situata doli jashtë kontrollit, pasi kontrollet kufitare u përballën me një fluks të jashtëzakonshëm migrantësh.
Për të përballuar krizën, Spanja ka dislokuar forcat e armatosura në Ceuta dhe në enklavën e Melillas, ku gjatë natës u raportuan edhe 300 deri në 400 kalime të tjera të parregullta.
Mbi 48 mijë migrantë që kaluan në Ceuta janë kthyer në Marok
Më shumë se 48 mijë migrantë janë kthyer në Marok këtë të premte, pasi rreth 60 mijë persona hynë në mënyrë të parregullt në enklavën spanjolle të Ceutas gjatë orëve të fundit, duke shkaktuar një krizë të paprecedentë që deri më tani ka lënë të paktën 57 të vdekur.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Spanjës, vetëm nga mëngjesi i së premtes deri në orën 15:30, rreth 37.500 persona u larguan nga Ceuta drejt Marokut, me një ritëm prej afërsisht 150 personash në minutë, raporton radiotelevizioni spanjoll.
Migrantët po kthehen përmes digës së Tarajalit, pika ku kufiri mes Spanjës dhe Marokut takohet me detin pranë Ceutas.
Kthimi i tyre vjen pas vendosjes së ushtrisë në qytetin autonom spanjoll, si dhe dërgimit të 400 efektivëve të Policisë Kombëtare dhe Gardës Civile, për të rikthyer rendin pas kaosit dhe incidenteve të dhunshme që shoqëruan valën e hyrjeve.
Në anën marokene të kufirit, janë regjistruar përplasje mes grupeve të të rinjve, disa prej tyre të maskuar, dhe forcave të policisë pranë Tarajalit. Ndërkohë, mijëra persona, kryesisht të rinj, por edhe familje me fëmijë, janë strehuar në kodrat përreth zonës kufitare.
Megjithatë, pavarësisht kthimit masiv të migrantëve, grupe të tjera vazhdojnë të hyjnë në Ceuta përmes digës së Tarajalit.
Italia pezullon marrëveshjen e Schengenit me Spanjën
Ministria e Brendshme e Italisë ka urdhëruar mbylljen e kufijve detarë dhe ajrorë me Spanjën, duke pezulluar përkohësisht regjimin e lëvizjes së lirë sipas Shengenit midis dy vendeve.
Ky vendim potencial u njoftua të enjten në mbrëmje nga kryeministrja Giorgia Meloni dhe zëvendëskryeministrat Antonio Tajani dhe Matteo Salvini, pasi mbi 60 mijë migrantë mbërritën në enklavën spanjolle të Afrikës Veriore, Ceuta.
Vendimi u zyrtarizua të premten në një takim në Ministrinë e Brendshme të kryesuar nga ministri Matteo Piantedosi, bazuar në vlerësimet e Komitetit Italian për Analizën e Migracionit dhe Sigurisë Kufitare.
“Vendimi u mor pasi Komiteti i Imigracionit dhe Sigurisë Kufitare, i kryesuar nga Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi, analizoi informacionin më të fundit në dispozicion”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Në reagimin ndaj vendimit, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, publikoi të dhëna mbi numrin e hyrjeve të parregullta në Evropë midis viteve 2021 dhe 2026 e ku Italia është e para.
“Solidariteti dhe empatia janë opsionale. Respekti për marrëveshjet dhe të dhënat evropiane, jo: Numri i hyrjeve të parregullta midis viteve 2021 dhe 2026 sipas Frontex: Nëpërmjet Italisë: 478,600, nëpërmjet Ballkanit Perëndimor: 340,600, nëpërmjet Greqisë: 259,800, nëpërmjet Spanjës: 234,760, nëpërmjet kufirit lindor: 48,000. Kjo nuk është koha për ndarje. Është koha të vazhdojmë të ndërtojmë një BE të fortë dhe të bashkuar”, ka thënë Sanchez.
Trump për krizën e migrantëve në Spanjë: Kështu do të duket Amerika nëse fitojnë demokratët
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shfrytëzuar krizën e migrantëve në enklavën spanjolle të Ceutas për të sulmuar kundërshtarët e tij politikë, duke e paraqitur situatën si një paralajmërim për atë që, sipas tij, mund ta presë Amerikën nëse demokratët rikthehen në pushtet.
“Është e tmerrshme. Mbajeni mend atë pamje. Kështu do të jemi ne pas tre vjetësh nëse fiton pala e gabuar. Nëse demokratët vijnë në pushtet, nuk do të bëni një jetë shumë të mirë”, ka thënë Trump, duke komentuar pamjet e mijëra migrantëve që hynë në Ceuta nga Maroku.
Mesazhet e Shtëpisë së Bardhë synuan ta lidhin krizën në Ceuta, territor spanjoll në brigjet e Marokut, me politikat e ashpra kundër emigracionit që kanë qenë një nga shtyllat kryesore të administratës Trump.
Fitorja e Trumpit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 ndaj Kamala Harrisit u mbështet në masë të madhe nga shqetësimet e votuesve për emigracionin e parregullt në kufirin SHBA-Meksikë. Gjatë fushatës, ai paralajmëroi vazhdimisht se emigracioni i pakontrolluar përbënte kërcënim për sigurinë e amerikanëve.
Edhe zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, publikoi në platformën X pamje nga mbërritja e migrantëve në Ceuta, duke pretenduar se ato tregojnë pasojat e politikave të së majtës radikale dhe globaliste.
“Këto pamje nga Spanja janë një kujtesë e hidhur e pasojave të migrimit masiv”, shkroi Vance.
Nga mbi 60 mijë migrantë që hyjnë në Ceuta, deri tash mbi 25 mijë janë kthyer vullnetarisht në Marok.
Mbi 25 mijë migrantë kthehen vullnetarisht në Marok, pasi 60 mijë hynë në Ceuta brenda 24 orësh
Më shumë se 25 mijë migrantë janë kthyer vullnetarisht në Marok, pasi rreth 60 mijë persona kaluan kufirin drejt enklavës spanjolle të Ceutas brenda vetëm 24 orëve, njoftuan autoritetet spanjolle.
Sipas presidentit të Ceutas, Juan Jesis Vivas, gjatë kalimit kanë humbur jetën të paktën 43 persona. Fluksi i madh i migrantëve erdhi pasi Gjykata Supreme e Spanjës vendosi se migrantët e ndaluar në det, teksa përpiqen të arrijnë në Ceuta ose në enklavën tjetër spanjolle, Melilla, nuk mund të kthehen menjëherë në Marok.
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, e cilësoi situatën si “sulm” ndaj kufijve të vendit dhe deklaroi se të gjithë migrantët që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme do të kthehen në Marok “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Kriza ka ngjallur reagime edhe në Evropë, ku disa liderë kanë shprehur shqetësim dhe kanë premtuar masa për forcimin e kontrolleve kufitare.
Edhe kryeministri britanik dhe presidenti francez kanë ofruar mbështetje për Spanjën në menaxhimin e situatës.
Ceuta, e vendosur në bregun verior të Marokut dhe e ndarë nga Spanja kontinentale nga Ngushtica e Gjibraltarit, prej vitesh është një nga pikat kryesore të hyrjes së migrantëve që synojnë të arrijnë në Evropë.
Presidenti i Ceutas e përshkroi situatën si “të paqëndrueshme”, duke theksuar se numri i të ardhurve të rinj përbën rreth 70 për qind të popullsisë së qytetit, e cila llogaritet në rreth 83.600 banorë.
Të paktën 34 të vdekur në përpjekjen për ta kaluar kufirin, 60 mijë migrantë hyjnë në Ceuta
Të paktën 34 persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin nga Maroku drejt territorit spanjoll të Ceutës, ndërsa rreth 60 mijë migrantë kanë hyrë në këtë qytet autonom spanjoll në Afrikën e Veriut brenda 24 orëve të fundit.
Shifrat janë bërë të ditura nga presidenti i Ceutës, Juan Jesus Vivas, i cili e përshkroi situatën si krizë të papërballueshme për qytetin, raporton BBC.
Fluksi i madh i migrantëve lidhet me një vendim të Gjykatës Supreme të Spanjës, e cila këtë muaj vendosi se migrantët e ndaluar gjatë përpjekjeve për të hyrë në Ceuta ose Melilla nuk mund të kthehen menjëherë në Marok. Para kthimit, secili rast duhet të shqyrtohet nga autoritetet spanjolle.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez e përshkroi situatën si një “sulm” dhe tha se qeveria po punon për kthimin në Marok të të gjithë migrantëve që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme, “sa më shpejt që të jetë e mundur”.
“Qeveria do të garantojë sigurinë e banorëve të Ceutës, duke rritur praninë e forcave të sigurisë në rrugët e qytetit. Për më tepër, do të vendosim një barrierë fizike penguese në det, për të lehtësuar kthimin e migrantëve në kufi, në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme. Do të përshpejtojmë procedurat e riatdhesimit për migrantët që kanë mbërritur në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu, do të vazhdojmë bashkëpunimin me autoritetet marokene për të luftuar rrjetet kriminale që merren me trafikimin e qenieve njerëzore” ka deklaruar Sanchez.
Autoritetet lokale të Ceutës kishin kërkuar ndihmë nga qeveria në Madrid pas rritjes së përpjekjeve për kalime të paligjshme, por të enjten situata doli jashtë kontrollit, pasi kontrollet kufitare duket se u dobësuan.
Disa liderë evropianë kanë shprehur shqetësim dhe kanë premtuar forcim të kontrolleve kufitare.
Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez, tha se kishte dhënë tashmë udhëzime për rritjen e menjëhershme të kontrolleve në kufirin me Spanjën.
Kryeministrja e djathtë e Italisë, Giorgia Meloni, tha se vendi i saj ishte i gatshëm “të ndërhyjë me masa të jashtëzakonshme për të mbrojtur kufijtë dhe sigurinë e qytetarëve”, përfshirë edhe mundësinë e pezullimit të zbatimit të zonës Shengen me Spanjën.
E ministrja e Brendshme e Finlandës, e cila gjithashtu i përket një partie të djathtë, mbështeti propozimin e Melonit dhe tha se Bashkimi Evropian duhet të ndjekë shembullin e Italisë.
Ceuta, e vendosur në bregdetin verior të Marokut, është një nga pikat kryesore ku migrantët përpiqen të hyjnë në Evropë. Qyteti është pjesë e Spanjës dhe ndahet nga territori spanjoll në Evropë nga ngushtica e Gjibraltarit.
Ceuta dhe Melilla kanë qenë nën kontrollin spanjoll që nga shekulli i 15-të dhe që prej vitit 1995 gëzojnë një shkallë të kufizuar autonomie.