Një fluturim i Ryanair me destinacion Milanon, është detyruar të bëjë një ulje emergjente në Gjermaninë jugore të mërkurën vonë, për shkak të turbulencave të forta nga një stuhi.
Nëntë pasagjerë kanë mbetur të lënduar, ka bërë të ditur policia, raporton Reuters.
Aeroplani që ishte nisur nga Berlini është ulur pa ndonjë problem në Memmingen, rreth 115 km në perëndim të Mynihut, pasi moti i keq e shtyu pilotin të fillonte uljen emergjente, ka thënë policia e Bavarisë në një deklaratë.

Midis të lënduarve është një grua që pësoi një dëmtim në kokë, fëmija i saj dyvjeçar që pësoi mavijosje dhe një grua 59-vjeçare që ankohej për dhimbje shpine, ka thënë policia.
Të tre janë trajtuar në spital, ndërsa lëndimet e tjera u trajtuan në vendngjarje.
Edhe
Shefi i Ryanairit tregon dyshimet për incidentin ku pasagjeri u thith pjesërisht nga dritarja e aeroplanit
Ryanair ka thënë në një deklaratë të enjten se kapiteni i fluturimit kishte kërkuar ndihmë mjekësore përpara uljes.
Linja ajrore, e cila u kërkoi falje të prekurve, ka thënë se ofroi një shërbim autobusi nga Memmingeni në Milano vonë të mërkurën, si dhe një fluturim zëvendësues herët të enjten.


-
Panik gjatë fluturimit drejt Munihut, copat e motorit thyejnë dritaren, aeroplani kthehet në Selanik
-
Të paktën 10 të lënduar nga goditja e rrufesë në Gjermani
-
Një autobus me udhëtarë nga Kosova aksidentohet në Gjermani, 30 të lënduar
-
Anulohen shumë fluturime në aeroportin e Frankfurtit për shkak të motit të ligë