Ministri i Jashtëm i Meksikës, Juan Ramon de la Fuente ka deklaruar të hënën se të paktën 42 meksikanë, 37 burra dhe pesë gra, po mbahen në katër qendra paraburgimi pas bastisjeve të fundit të imigracionit që u zhvilluan në Los Angeles.
De la Fuente ka thënë se shumica e meksikanëve të ndaluar po punonin kur u arrestuan. Katër prej tyre janë deportuar tashmë, sipas tij, raporton BBC.
Ndërkaq, presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum, ka dënuar trazirat e dhunshme në Los Angeles, ndërsa u ka bërë thirrje autoriteteve amerikane të respektojnë sundimin e ligjit në proceset e migracionit.
Trazirat kanë shpërthyer në Los Angeles, pas bastisjeve ndaj migrantëve atje. Protestat janë intensifikuar pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për ta vendosur në rrugë Gardën Kombëtare.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka bërë të ditur se do ta padisë administratën Trump për vendosjen në rrugë të Gardës pa pëlqimin e shtetit të Kalifornisë.
Trump: Situatë shumë e keqe në Los Angeles, sillni trupat
E përditësuar (10:21) - Gazetarja australiane goditet me plumb gome në Los AngelesNjë korrespondente australiane lajmesh...-
Gjyqtari amerikan bllokon Trumpin nga vendosja e Gardës Kombëtare në Los Angeles
-
Protesta masive në Meksikë kundër zhdukjeve të detyruara nga kartelet e drogës
-
Vazhdon për të dytën natë shtetrrethimi në Los Angeles
-
Los Angelesi hyn në shtetrrethim, policia kryen arrestime masive
-
Trump: Los Angelesi do të digjej pa vendosjen e trupave