Mijëra njerëz kanë protestuar nëpër qytete të ndryshme të Meksikës për të ngritur zërin kundër zhdukjeve të detyruara dhe për të kërkuar më shumë veprim nga autoritetet.
Të afërm dhe miq të personave të zhdukur, së bashku me aktivistë të të drejtave të njeriut, marshuan në rrugët e Mexico City, Guadalajara, Córdoba dhe qytete të tjera, duke kërkuar drejtësi dhe duke i bërë thirrje qeverisë së presidentes Claudia Sheinbaum të ndihmojë në gjetjen e të dashurve të tyre.
Më shumë se 130,000 persona janë raportuar të zhdukur në Meksikë. Pothuajse të gjitha rastet kanë ndodhur që nga viti 2007, kur ish-presidenti Felipe Calderón nisi “luftën kundër drogës”.
Në shumë raste, personat e zhdukur janë rekrutuar me forcë nga kartelet e drogës – ose janë vrarë për shkak se kanë rezistuar.
-
Mijëra protestues kundër qeverisë në Meksikë, 120 të plagosur
-
Frikë nga një valë e re e dhunës në Meksikë pas vrasjes së “El Menchos”
-
Meksika premton siguri gjatë Kupës së Botës
-
Meksika dislokon mijëra ushtarë për të ndalur dhunën pas vrasjes së “El Menchos”
-
Të paktën 73 të vdekur në aksionin ushtarak ku u vra bosi i drogës “El Mencho”