Autoritetet libiane ende s’e kanë të saktë numrin e viktimave nga përmbytjet, por besohet se shifrat aktuale kanë shkuar deri në 11.000, ka raportuar Reuters të enjten.
Bazuar në shkallën e dëmeve nga përmbytjet, Libia pretendon se numri i viktimave mund të shkojë deri në 20.000. Ende me mijëra të tjerë janë raportuar të zhdukur.
Autoritetet kanë kërkuar një hetim mbi situatën e krijuar, pasi stuhia e fuqishme bëri që diga të mëdha të rrëzoheshin e qyteti lindor Derna, të përfshihej i gjithi në ujë.
Kryetari i bashkisë, Abdulmenam al-Ghaithi, ka deklaruar se ekziston rreziku që qyteti të kaplohet nga një epidemi “për shkak të numrit të madh të trupave nën rrënoja e në ujë”.
Artikuj të ngjashëm