Organizatat Ndërkombëtare kanë paralajmëruar përhapje të sëmundjeve në Libi dy muaj pas përmbytjeve masive në lindje të vendit.
Gati 300 mijë banorë të qytetit Derna janë prekur nga katastrofa natyrore, ndërkaq 43 mijë janë zhvendosur. Më shumë se 8 mijë janë ende të zhdukur.
Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se 180 mijë persona kanë marrë ndihma humanitare në dy muajt e fundit.
OKB-ja ka deklaruar se është e shqetësuar për rrezikun e sëmundjeve ngjitëse shkaku i ujit të kontaminuar dhe infrastrukturës sanitare.
Artikuj të ngjashëm
-
Digjet shtëpia e kryetarit të Dernas, qytetit që u godit rëndë nga përmbytjet në Libi
-
Ekipet vazhdojnë kërkimet për personat e zhdukur në Derna
-
Drojë nga përhapja e sëmundjeve pas përmbytjeve në Derna
-
OKB: Numri i viktimave nga vërshimet në Derna arrin në mbi 11 mijë
-
Kërkimi për 10 mijë të zhdukurit nga përmbytja në Libi