Ekipet kanë vazhduar kërkimet për personat e zhdukur në qytetin e Dernas në Libi, më shumë se një javë pas shpërthimit të digave që lanë të vdekur mijëra njerëz.
Autoritetet libiane kanë ndarë qytetin në katër pjesë me qëllim që të parandalohet përhapja e sëmundjeve.
Ky vendim është marrë vetëm një ditë pasi protestuesit kërkuan rindërtimin e shpejtë të qytetit.
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se përhapja e ndonjë sëmundjeje mund të krijojë krizën e dytë në qytet pas asaj të përmbytjeve.
Zyrtarët e qeverisë dhe agjencitë e ndihmave kanë njoftuar se numri i të vdekurve ka arritur në më shumë se 11 mijë.
Edhe
Shqetësime për përhapje të sëmundjeve pas përmbytjeve në Libi
Operacionet e kërkim-shpëtimit nuk kanë qenë të koordinuara mirë dhe banorët kanë thënë se shpërndarja e ndihmave ka qenë shumë e ngadalshme.
Kryqi i Kuq në Libi ka njoftuar gjatë javës së kaluar se së paku 11 mijë e 300 persona kanë vdekur dhe 10 mijë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.