Mijëra persona dyshohet se kanë vdekur në Libi pasi stuhia “Daniel” shkaktoi shumë shi e përmbytje, raportoi CNN të martën.
Të paktën 6.000 njerëz raportohen të zhdukur në qytetin Derna, ka bërë të ditur Othman Abduljalil, ministër i Shëndetësisë në qeverinë lindore të Libisë.
“Situata është katastrofike. Trupat janë ende të shtrirë në shumë vende”, ka shtuar ai, duke bërë të ditur se qyteti është shndërruar në “fantazmë”.
Abduljalil ka theksuar se pjesët e qytetit janë izoluar nga përmbytjet, derisa i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndihmë.
Dy diga janë shembur nën presionin e përmbytjeve të ujit.
Artikuj të ngjashëm
-
Të paktën 11 të vdekur nga përmbysja e një varke me emigrantë në Mesdhe
-
Shkon në të paktën 32 numri i të vdekurve nga tërmeti në Filipine
-
Të paktën 14 të vrarë nga sulmet e Izraelit mbi Liban
-
Disa të vrarë në Liban pas intensifikimit të sulmeve izraelite
-
Sulmet izraelite vrasin 10 persona në Liban, përfshirë një fëmijë