Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar kundër një shkëputjeje të mundshme të SHBA-së nga Ukraina, duke argumentuar se një veprim i tillë nuk do të përputhej me interesat strategjike të Uashingtonit.
Në një intervistë për “La Tribune Dimanche”, Macroni ka theksuar se veprimet e Shteteve të Bashkuara gjatë tri vjetëve të fundit kanë qenë plotësisht në përputhje me traditat e tyre diplomatike dhe ushtarake.
“Nëse Uashingtoni do të nënshkruante një armëpushim pa garantuar garanci për Ukrainën, aftësitë e tij parandaluese gjeostrategjike kundër Rusisë, Kinës dhe kundërshtarëve të tjerë do të zhdukeshin menjëherë”, ka deklaruar Macron.
Macroni po ashtu ka thënë se nëse askush nuk e ndalon udhëheqësin e Kremlinit, ai "me siguri do të vazhdojë me Moldavinë dhe ndoshta më gjerë, edhe në Rumani".
"Siguria jonë është në rrezik”, është shprehur ai.
Ndërkaq, teksa ka folur për tensionet mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ai u ka kërkuar dy palëve që t'i japin përparësi diplomacisë dhe respektit të ndërsjellë.
-
Trump: Është Zelensky, jo Putini, ai që po e pengon paqen në Ukrainë
-
Macroni mohon raportet se paralajmëroi për mundësinë që SHBA-ja ta tradhtojë Ukrainën
-
Macroni raportohet se ka paralajmëruar për mundësinë që SHBA-ja ta tradhtojë Ukrainën
-
Macroni shpreson që lufta në Ukrainë të përfundojë deri në fund të mandatit të tij
-
FT: Trumpi i kërkoi Zelenskyt t’i pranojë kushtet e Putinit apo “të shkatërrohet” nga Rusia