Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka bërë thirrje presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, që t’i pranojë kushtet e Rusisë për t’i dhënë fund luftës, duke e paralajmëruar se presidenti rus Vladimir Putin do ta “shkatërrojë” Ukrainën nëse vazhdon lufta, raporton “Financial Times”.
Kishte momente acarimi në takimin në Shtëpinë e Bardhë të premten mes Trumpit e Zelenskyt, kanë thënë burime për "Financial Times".
Është thënë se Trump i ka larguar hartat e vijës së frontit në Ukrainë, dhe ka insistuar se Zelensky t’ia dorëzojë Putinit gjithë rajonin e Donbasit dhe vazhdimisht ia ka përmendur gjërat që Putini i kishte thënë gjatë telefonatës të së enjtes.
Ndonëse Ukraina përfundimisht arriti ta kthejë Trumpin te ngrirja te vija aktuale e frontit, takimi i të premtes ishte acarue dhe i ngjante atij të parit në shkurt.
Zelensky dhe ekipi i tij kishin shkuar në Shtëpinë e Bardhë për ta bindur Trumpin që t’i shiste Ukrainës raketa “Tomahawk”, por presidenti amerikan vendosi të mos e pranonte kërkesën. Zyrtarët evropianë janë njoftuar për takimi. Sipas një zyrtari evropian, Trump i ka thënë Zelenskyt se Putini ka thënë se konflikti ishte “operacion special, dhe nuk ishte fare luftë”, duke shtuar se lideri i Ukrainës duhet të bëjë marrëveshje apo të përballet me shkatërrim. Zyrtari tha se Trumpi i tha Zelenskyt se po e humb luftën.
Edhe
Trumpi thotë se Rusia është sjellë mirë në lidhje me Ukrainën
“Nëse Putini do, ai do të shkatërrojë ty”, paralajmëroi Trump.
Në një intervistë të bërë të enjten e që u publikua të dielën, Trump tha për "Fox News" se Ukraina duhet të pranojë të lëshojë territore.