Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Vihet në pranga një burrë

Lirohet pengu i fundit, arrestohet i dyshuari për pengmarrje në Holandë

Pengmarrja në Holande

Lirohet pengu i fundit, arrestohet i dyshuari

Foto: Associated Press

Policia holandeze ka arrestuar një burrë që doli nga një lokal ku mbaheshin pengjet, pas një ballafaqimi të tensionuar prej disa orësh.

“Sapo është liruar pengu i fundit. Një person u arrestua, nuk mund të japim më shumë informacion për momentin”, ka thënë policia në një mesazh në X, të shtunën.

Burri doli nga lokali  në qytetin Ede, para se të urdhërohej nga policia e armatosur të gjunjëzohej me duart në kokë. Më pas ai u prangos përpara se të futej në një makinë policie që priste.


Lirohen tre nga pengjet në një lokal në Holandë

Tre nga personat e marrë peng në një lokal në qytetin Ede të Holandës, janë liruar të shtunën, ka bërë të ditur policia, duke deklaruar se “situata nuk ka marrë fund”.

Edhe Tifozët përleshen me policinë në Hagë pas fitores së Marokut ndaj Holandës Botërori 2026 Tifozët përleshen me policinë në Hagë pas fitores së Marokut ndaj Holandës

Njoftimi për lirimin e tri pengjeve u bë në platformën X. 

Policia nuk ka dhënë detaje se sa është numri i pengjeve që vazhdojnë të mbahen nga një burrë i dyshuar. 

Forcat të shumta policore dhe ekipe speciale, janë vendosur jashtë lokalit për të krijuar siguri.

Policia ka thënë në X, se “për momentin nuk ka indikacione për motiv terrorist”.

Më herët të shtunën, oficerët rrethuan një shesh në Edenë qendrore dhe evakuuan rreth 150 shtëpi aty pranë, duke thënë se shumë njerëz po mbaheshin peng në një ndërtesë afër.

Edhe Holanda arreston 15 të dyshuar për “përhapje të propagandës islamike” në Tiktok Botë Holanda arreston 15 të dyshuar për “përhapje të propagandës islamike” në Tiktok

Merren peng disa persona në një kafene në Holandë

Disa persona janë marrë peng në një kafene të njohur në një qytet lindor të Holandës, ka bërë të ditur policia.

Sipas raportimeve, një burrë ka hyrë në ambientet e Café Petticoat, në Ede, herët në mëngjes të shtunën duke kërcënuar se do të hidhej në ajër, raportojnë mediat lokale.

Rreth 150 shtëpi përreth zonës janë evakuuar dhe qendra e qytetit është mbyllur.

Edhe Holanda arreston një sirian i cili dyshohet se po planifikonte sulm diku në Evropë Botë Holanda arreston një sirian i cili dyshohet se po planifikonte sulm diku në Evropë

Sipas policisë, për momentin nuk ka të dhëna për motive terroriste.

"Një situatë me pengje që përfshin disa persona është duke u zhvilluar në një ndërtesë në qendër të qytetit të Ede", ka bërë të ditur policia në një deklaratë në X.