Pesëmbëdhjetë persona janë arrestuar në Holandë të martën me dyshimin për përhapje propagande për Shtetin Islamik në TikTok dhe përpjekje për të bindur njerëzit të kryejnë sulme terroriste, kanë thënë prokurorët holandezë.
Arrestimet u bënë pasi u kuptua se një llogari në TikTok përhapte sasi të mëdha propagande të ISIS-it me titra holandeze, kanë thënë prokurorët.
Postimet në TikTok, disa me më shumë se 100,000 shikime, i inkurajonin njerëzit të bashkoheshin me Shtetin Islamik dhe lavdëronin bërjen martir për grupin e dhunshëm islamist, kanë thënë ata.
Trembëdhjetë nga të dyshuarit janë sirianë dhe katër kanë shtetësi holandeze, kanë thënë prokurorët, duke nënkuptuar se disa kishin shtetësi të dyfishtë. Katër janë të mitur.
Të dyshuarit, të moshës 16 deri në 53 vjeç, u ndaluan në bastisje në të gjithë Holandën, pas arrestimit muajin e kaluar të një personi që prokurorët thanë se ishte i dyshuari kryesor.
-
Holanda arreston një sirian i cili dyshohet se po planifikonte sulm diku në Evropë
-
Turqia arreston mbi 200 të dyshuar për lidhje me grupe ekstremiste para samitit të NATO-s
-
Pesë të arrestuar për materiale që lidhen me keqpërdorim seksual të fëmijëve
-
Policia turke lëshon urdhrin për arrestimin e 162 personave për postime pro sulmeve
-
Turqia arreston 10 të dyshuar për sulmin me armë jashtë Konsullatës izraelite në Stamboll