Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë të sponsorizuar nga Bahrejni, e cila i kërkon Iranit të ndalojë menjëherë sulmet ndaj vendeve të Gjirit Persik.
Rezoluta “dënon në termat më të ashpra sulmet e shëmtuara” ndaj Bahrejnit, Kuvajtit, Katarit, Omanit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Jordanisë.
Ajo u miratua me 13 vota për dhe asnjë kundër. Rusia dhe Kina abstenuan.
Ambasadorët e Kinës dhe Rusisë mbrojtën qëndrimin e tyre duke thënë se propozimi i Bahrejnit ishte “ekstremisht i pabarabartë” duke mos përmendur sulmet kundër Teheranit që filluan këtë luftë. Ata shtuan se ishin përpjekur të negocionin me Bahrejnin dhe SHBA-në për ta përfshirë sulmin fillestar nga Izraeli dhe SHBA-ja më 28 shkurt, por se nuk u përfshi.
Ndërkohë, rezoluta e propozuar nga Rusia nuk ka kaluar. Aty nuk përmendej Irani, Izraeli, SHBA-ja apo shtetet e Gjirit Persik, por thjesht kërkonte që aktivitetet ushtarake të pushonin.
Irani nis të vendosë mina në Ngushticën e Hormuzit
Irani ka filluar të vendosë mina në Ngushticën e Hormuzit, pikën më të rëndësishme të kalimit...-
Përshkallëzohet konflikti: SHBA-ja godet Iranin, Teherani kundërpërgjigjet
-
Rusia dhe Kina i vënë veton një draftrezolute për Ngushticën e Hormuzit në KS të OKB-së
-
Pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme, u mblodh Këshilli i Sigurisë i Kosovës
-
Përplasja në OKB: SHBA dhe Izraeli kundër Iranit, Guterres paralajmëron për përshkallëzim rajonal
-
Këshilli i Sigurimit mbështet planin e Trumpit për Gazën