Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar të dielën se ai, së bashku me liderët e Britanisë, Francës dhe Polonisë, synojnë të flasin me Donald Trumpin përpara telefonatës së planifikuar të presidentit amerikan me presidentin rus, Vladimir Putin të hënën.
Merz ka thënë se kishte diskutuar çështjen me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, teksa ata të dy po merrnin pjesë në meshën inauguruese të Papa Leonit XIV në Vatikan, raporton Reuters.
Merz ka thënë gjithashtu se ai ka folur gjatë në Vatikan me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
"Kam folur me Marco Rubio, duke përfshirë edhe thirrjen e nesërme. Ne ramë dakord që do të flasim përsëri me katër liderët e shtetit dhe presidentin e SHBA në përgatitjen e kësaj bisede” u ka thënë Merz gazetarëve të dielën.
-
Merzi skeptik për detajet e planit të paqes e Macroni thotë se “i kanë letrat në duar”
-
Çka thanë liderët evropianë për takimin me Trumpin e Zelenskyn
-
Liderët evropianë dhe shefi i NATO-s do t’i bashkohen Zelenskyt në takimin me Trumpin
-
Merz: Liderët evropianë të vendosur ta kthejnë në sukses samitin Trump-Putin
-
Trump i quan liderët evropianë “të shkëlqyer” para takimit virtual