Mijëra njerëz në katër qytete në Japoni janë urdhëruar të evakuohen pasi meteorologët kanë paralajmëruar për përmbytje të mëdha të shkaktuara nga shiu i rrëmbyeshëm.
Rreth 18,000 njerëz në Wajima dhe 12,000 të tjerë në Suzu janë udhëzuar të strehohen në prefekturën Ishikaëa.
Rreth 16,000 banorë në Niigata dhe Yamagata po ashtu janë udhëzuar të evakuohen, raportoi BBC.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka shpallur emergjencë të shiut të dendur – nivel më i lartë alarmues – për disa pjesë të rajonit.
Mediat japoneze kanë raportuar se 12 lumenj kanë dalë nga shtretërit e tyre. Tre lumenj janë derdhur nëpër zonat e banuara.
Japonia është përballur me reshje të paprecedentë në pjesë të vendit vitet e fundit, me përmbytje e rrëshqitje dheu që kanë shkaktuar viktima.
-
Përmbytje e rrëshqitje dheu në Japoni, mbi 360 mijë persona këshillohen të evakuohen
-
Një i vdekur e disa të zhdukur nga vërshimet në Japoni
-
30 të vdekur nga tërmeti në Japoni
-
13 të vdekur nga tërmeti në Japoni, vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar
-
Disa njerëz të bllokuar në një qendër tregtare pas tërmetit në Japoni