Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë zhdukur, kanë thënë zyrtarët, pas shirave të paprecedentë që kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu në rajonin Ishikawa të Japonisë.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë të shtunën ka shpallur nivelin më të lartë të rrezikshmërisë për rajonin Ishikawa, pas shirave që nisën e që pritet të zgjasin deri të dielën.
Më shumë se 40,000 persona në katër qytete janë urdhëruar të evakuohen pasi disa lumenj kanë dalë nga shtretërit e tyre, raportoi BBC.
Dy prej të zhdukurve u tërhoqën nga rrymat e fuqishme të lumit, raportuan mediat japoneze.
Mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, dhe të tjera pa ujë.
-
Reshjet e jashtëzakonshme në Japoni lënë tetë të vdekur
-
Përmbytje e rrëshqitje dheu në Japoni, mbi 360 mijë persona këshillohen të evakuohen
-
Japonia urdhëron evakuime masive për shkak të rrezikut nga përmbytjet
-
Tajfuni përmbyt Japoninë, jepen alarme
-
Tajfuni po i afrohet Tokios, Japonia urdhëron evakuimin e mbi 1,6 milionë njerëzve