Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli vret edhe një komandant të lartë të Iranit

Alireza Tangsiri

Komandanti i Marinës së Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit, Alireza Tangsiri, është vrarë në një operacion izraelit, sipas ministrit të Mbrojtjes të Izraelit, Israel Katz. 

Dy burime izraelite me njohuri për çështjen i kanë thënë më parë CNN-it se Tangsiri ishte vrarë.
Autoritetet iraniane nuk kanë komentuar mbi raportet e vdekjes së Tangsirit.

"Mbrëmë, në një operacion të saktë dhe vdekjeprurës, IDF-ja ka eliminur komandantin e Marinës së IRGC, Tangasiri, së bashku me zyrtarë të lartë të komandës detare”, ka thënë të enjten ministri i Katz. 

"Ne do të vazhdojmë të operojmë në Iran me forcë të plotë për të arritur objektivat e luftës”, ka shtuar ai.

Katz gjithashtu e ka quajtur operacionin "një mesazh të rëndësishëm për partnerët tanë amerikanë, që pasqyron ndihmën e IDF-së në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit".

Tangsiri ka qenë gjithnjë e më i zëshëm dhe i dukshëm që kur Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën fushatën e tyre kundër Iranit. Ai ka qenë një figurë kyç pas bllokadës pothuajse totale të trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit.

Edhe Irani konfirmon vrasjen e komandantit të lartë, Alireza Tangsiri Botë Irani konfirmon vrasjen e komandantit të lartë, Alireza Tangsiri

Tangsiri ka postuar në X të martën, duke vënë në dukje se kalimi i çdo anijeje nëpër ngushticë kërkon koordinim të plotë me autoritetin detar të Iranit. 

Ai gjithashtu ka postuar përditësime të shpeshta rreth operacioneve të Marinës së IRGC-së në Gjirin Persik.

Lexo përditësimet tjera
Donald Trump

Trumpi thotë se Irani ka frikë ta pranojë se po negocion me SHBA-në

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se udhëheqësit e Iranit kanë "frikë" të pranojnë se po...