Ministri i Mbrojtjes i Izraelit ka njoftuar të martën se ushtria izraelite ka vrarë zyrtarin e lartë iranian të sigurisë, Ali Larijani në një sulm gjatë natës.
Israel Katz e bëri këtë njoftim dhe shtoi se ushtria izraelite gjithashtu kishte vrarë gjeneralin Gholam Reza Soleimani, kreun e forcës vullnetare Basij të Gardës Revolucionare.
Mediat shtetërore iraniane nuk konfirmuan menjëherë asnjërin prej informacioneve, por thanë se një mesazh nga zyra e Larijanit do të publikohet së shpejti, shkruan AP.
Larijani vinte nga një familjet më të njohura politike të Iranit, ka shërbyer si kryetar i Parlamentit dhe këshilltar i lartë për politikën e sigurisë, duke përfshirë këshillimin e ish-liderit Khamenei në negociatat bërthamore me administratën Trump. Ai ishte gjithashtu sekretar i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit.
Larijani ishte një figurë konservatore brenda teokracisë iraniane, i përfshirë në shtypjen e dhunshme të protestave kombëtare të janarit të vitit 2022, të cilat sipas SHBA-së shkaktuan mijëra viktima dhe dhjetëra-mijëra të arrestuar. Ai gjithashtu ishte i ndaluar të kandidojë për president në vitin 2021 nga Khamenei, për shkak të qëndrimeve të tij pragmatike në lidhje me Marrëveshjen Bërthamore të vitit 2015.
Izraeli vazhdon sulmet në Liban
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë lëshuar paralajmërim urgjent për banorët në Libanin jugor “konkretisht në...-
Irani konfirmon vrasjen e njërit prej zyrtarëve të saj të lartë
-
Izraeli thotë se ka vrarë ministrin e Inteligjencës të Iranit, Esmail Khatib
-
Araghchi sfidon SHBA-në dhe Izraelin: Vrasja e Larijanit nuk e rrëzon sistemin iranian
-
Irani konfirmon vdekjen e shefit të sigurisë, Ali Larijani
-
Irani konfirmon vrasjen e shefit të Inteligjencës të Gardës Revolucionare