Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar të dielën se Izraeli nuk ka zgjidhje tjetër, veç se ta zgjerojë ofensivën dhe “ta mposhtë” Hamasin.
Ai ka thënë se 70-75% e Gazës është nën kontrollin ushtarak izraelit, por thotë se Hamasi ka dy fortesa të mbetura. Njëra është Qyteti i Gazës, "kampet qendrore" janë tjetra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë premten, kabineti izraelit i sigurisë udhëzoi IDF-në të "çmontojë" këto dy fortesa.
Netanyahu ka thënë se kjo është "mënyra më e mirë" për t'i dhënë fund luftës. Ai ka shtuar se Izraeli do t'u lejojë civilëve të shkojnë në zona të sigurta të caktuara ku do të kenë ushqim, siguri dhe kujdes mjekësor "të bollshëm".
Netanyahu po ashtu ka përshkruar “pesë parimet” për t’i dhënë fund luftës që sipas tij janë: çarmatimi i Hamasit, kthimi i të gjithë pengjeve, demilitarizimi i Rripit të Gazës, Izraeli merr "kontrollin mbizotërues të sigurisë" në Rrip dhe krijimi i një "administrate civile alternative" që nuk është Hamasi ose Autoriteti Palestinez.