Një anije që transportonte drithëra, për të cilat Ukraina thotë se janë vjedhur nga Rusia, nuk do të shkarkohet në Izrael, kanë raportuar mediat izraelite të enjten, pasi Kievi i kërkoi Izraelit të sekuestrojë ngarkesën.
Jerusalem Post dhe media të tjera cituan një deklaratë nga Shoqata e Importuesve të Drithrave të Izraelit, ku thuhej se kompania që importonte drithërat ishte detyruar ta kthente anijen.
Ukraina dhe Izraeli kanë shkëmbyer kritika diplomatike këtë javë, ndërsa Kievi dënoi atë që tha se ishin blerje drithërash të prodhuara në territorin ukrainas të pushtuar aktualisht nga Rusia. Ajo kërcënoi me sanksione kundër atyre që përpiqeshin të përfitonin nga drithërat.
Kiev i konsideron të gjitha drithërat e prodhuara në pesë rajonet që Rusia i ka pushtuar, përfshirë Krimenë, të vjedhura, dhe ka protestuar për eksportin e tyre nga firmat ruse në vende të tjera.
Moska i pretendon pesë rajonet si pjesë të territorit të saj. Ato njihen ndërkombëtarisht si ukrainase. Moska nuk ka komentuar mbi statusin ligjor të drithërave të mbledhura në to.
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Izraelit, Oren Marmorstein, ka shkruar të mërkurën në X se Kievi ende nuk kishte ofruar ndonjë provë se drithi ishte vjedhur.
-
Zelensky akuzon Izraelin se po pranon anije me grurë ukrainas “të vjedhur nga Rusia”
-
Ukraina godet një anije ruse të naftës në Detin Mesdhe
-
Pa rrymë, pa ujë, pa karburant - Sulmet ukrainase sjellin errësirë në verën e Krimesë
-
Rusia intensifikon sulmet mbi Ukrainë, gjashtë të vdekur
-
Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse