Ukraina ka goditur për herë të parë me dronë një anije ruse me naftë të “flotës në hije” në Detin Mesdhe, tha një zyrtar të premten, duke reflektuar intensitetin në rritje të sulmeve të Kievit ndaj anijeve ruse të naftës.
Anija “Qendil”, ishte bosh kur u godit nga dronë në ujëra neutrale më shumë se 2,000 km nga Ukraina, duke pësuar dëme të mëdha.
Të dhënat e “MarineTraffic” treguan se cisterna ndodhej pranë bregdetit të Libisë.
Zyrtari ukrainas, i cili nuk pranoi të identifikohej, nuk tregoi saktësisht se ku kishte qenë cisterna në kohën e sulmit ose kur ndodhi.
Ukraina ka sulmuar rafineritë ruse të naftës gjatë gjithë viteve 2024 dhe 2025, por e ka zgjeruar dukshëm fushatën e saj javët e fundit, duke goditur platformat e naftës në Detin Kaspik dhe duke marrë përsipër sulmet me dronë detarë ndaj tre cisternave në Detin e Zi.
-
Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse
-
Ukraina godet cisternat ruse në Detin e Zi, përshkallëzon sulmet ndaj Moskës
-
Dronët ukrainas godasin një rafineri të naftës në Rusi
-
Rusia godet me raketa dhe dronë rajone ukrainase, të paktën pesë të vdekur
-
Ukraina pezullon sulmet ndaj anijeve të naftës në Detin e Zi me kërkesë të SHBA-së