Irani e ka ekzekutuar me varje një burrë të dënuar për spiunazh për Izraelin, ka raportuar media shtetërore iraniane.
Sipas raportimeve, Pedram Madani e kishte vizituar Izraelin dhe ishte takuar me zyrtarë të Mossadit për të përcjellë informacione të klasifikuara mbi ndërtesat në Iran ku pajisje “infrastrukture” ishin vendosur.
Madani pranoi pagesa në valuta të huaja për informacionin. Sipas raportimeve, ai takoi zyrtarë të Mossadit edhe në Ambasadën izraelite në Belgjikë, raportoi AP.
Madani u arrestua më 2020.
Ekzekutimet në Iran kanë përshkallëzuar në muajt e fundit. Organizata për të Drejtat e Njeriut në Iran, me bazë në Norvegji, ka thënë se të paktën 60 persona janë ekzekutuar në 10 ditët e fundit.
-
Autoritetet iraniane pretendojnë se kanë arrestuar 20 spiunë të Izraelit
-
Irani ekzekuton tre të burgosur të dyshuar për spiunazh për Izraelin
-
Irani ekzekuton një burrë të shpallur fajtor për spiunazh për Izraelin
-
Irani ekzekuton të dënuarin për bashkëpunim me Izraelin dhe SHBA-në
-
Izraeli thotë se ka vrarë shefin e Inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit